Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka referuar materialet hetimore në Prokurori për një shtetas nga Mali i Zi, pasi dyshohet se përmes mashtrimeve kompjuterike ka përfituar shuma të caktuar parash.
Bëhet fjalë për një denoncim të bërë nga një 37-vjeçar me iniciale E.Ç, nga Tirana, i cili ka tentuar për të bërë një blerje online, por paratë e tij kanë përfunduar në një llogari bankare në Mal të Zi.
Njoftimi i Policisë
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.GJ, vjeç 41, banues në Plavë, Mal i Zi, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit kompjuterik, ka transferuar nje sasi eurosh drejt një llogarie bankare në Malin e zi, të destinuara për një blerje online, nga ana e shtetasit E.Ç., vjeç 37, banues në Tiranë.