Nëse nuk jeni një dashamirës i mishit duhet ta dini se kjo është në të vërtetë një gjë e mirë. Sipas një studimi të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mishi i përpunuar shkakton kancer. Me sa duket, edhe konsumimi i 50 gramëve të mishit të përpunuar çdo ditë (që është rreth ekuivalentit të dy fetave të mishit të drekës) mund të rrisë rrezikun e kancerit te njerëzit me 18%. 

Përveç kësaj, mishi i kuq zyrtarisht është klasifikuar si “kancerogjen ndaj njerëzve”. Ndërsa thuhet ende se mishi i kuq ka njëfarë vlere ushqyese, duket se ngrënia e një sasie të madhe të tij nuk është e mirë për shëndetin tonë. 

Ushqimi i sasive të tepërta të mishit të kuq ka qenë i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore dhe një rrezik në rritje i kancerit të gjirit të ndjeshëm ndaj hormoneve, diabetit dhe Alzheimerit, dhe ndaj çështjeve të shëndetit mendor siç janë simptomat depresive.

Anasjellas, nuk është mohuar se konsumi i moderuar i mishit (i kuq ose i bardhë) mund të jetë diçka shumë e mirë për trupin tuaj.