Londër, 16 qershor 2014 – Konsumatorët paralajmërohen të mos e lajnë pulën sepse rrezikojnë të përhapin infeksione dhe të helmohen. BBC publikon një studim ku thekson se larja e mishit te pulës rrit rrezikun për përhapjen e baktereve, në duar, në rroba e në pajisjet e gatimit përmes cërkave të ujit. 
Studimi vërtetoi këtë rezultat pasi survejoi 4 500 britanikë që lanin pulën para se ta gatuanin. 

Pula konsiderohet si një burim kryesor i baktereve që nga salmonella dhe E.Coli. 
Konsumatorët në këtë rast këshillohen ta fusin në ngrirje mishin e pulës dhe më pas direkt ta ziejnë. Kështu çdo mikrob ngordh 100 % . 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/