Autostrada Tiranë-Durrës është një ndër akset rrugore, ku aksidentet nuk mungojnë pothuajse çdo ditë.
Kjo, jo vetëm pse është një ndër rrugët që përshkruhet më tepër nga shoferët dhe pasagjerët, por edhe sepse problemet në të janë të mëdha.
Shpesh janë denoncuar daljet e jashtëligjshme që hapen nga bizneset e shumta që janë përgjatë këtij aksi.
JOQ ka publikuar një video të dërguar nga një qytetar, ku tregohet një dalje nga autostrada pranë Domjes, e cila është një burim aksidentesh.
“Përshëndetje JOQ! Kjo video është live nga mbikalimi i Domjes. Poshtë të cilës është hapur një dalje nga autostrada Tiranë -Durrës! Ju lutem që ta postoni sepse është burim aksidenti dhe krijon trafik në autostradë!”,shkruan qytetari.