Temperaturat e ditëve të fundit duket sikur kthyen pas stinën e ftohtë të dimrit, pavarësisht që gjendeshim në mes të stinës së pranverës. Edhe dita e nesërme do të jetë me temperatura të ulëta, poshtë 20 gradëve, ndërsa java parashikohet të nisë me ngrohje.
Sipas meteorologëve, muaji prill do të mbyllet mirë, përveç datës 28 që do të ketë ulje temperaturash dhe parashikohen edhe reshje shiu.
Por maji duket se do të nisë mbarë për një pranverë dhe verë që na pret përpara. Siç e shihni edhe në tabelën e marrë nga “accuweather”, moti do të jetë i ngrohtë dhe temperaturat do t’i kalojnë 25 gradë në javën e parë të muajit maj.





