Policia e Shtetit ka surprizuar këtë të shtunë një fëmijë të vogël në Bathore, i cili dëshiron të jetë në të ardhmen pjesë e strukturave të policisë.
Vogëlushi i quajtur Kevin ka marrë një sërë dhuratash nga efektivët, si makina policie, mjete patrullimi, e një uniformë.
"Kevini është një djalë fantastik që jeton në Bathore, Tiranë dhe është polici më i ri në Shqipëri. Bëni kujdes tani se Kevini është shumë i dashur dhe nëse shkelni rregullat e qarkullimit rrugor do ju gjobisë me plot dashuri dhe lumturi. Falenderojmë Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që i realizuan dëshirën Kevinit", shkruan Policia e Shtetit në Facebook.





