Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të karakterizojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të paraqiten kushtet e motit në të gjithë zonën malore.
Gjatë natës, moti i qëndrueshëm do të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit, ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët.
Sipas “Meteoalb”, parashikohet një rritje e temepraturave nga e enjtja deri të dielën. Termometri sot do të regjistrojë 36 gradë, por në fundjavë temperatura do të kalojë mbi 38 gradë. Dita e diel do të jetë dita më e nxehtë të paktën për këtë javë.





