Përdorimi i internetit Wi-Fi në bare apo lokale, ku shkoni për të konsumuar një kafe, është i rrezikshëm. Ekspertët e sigurisë japin alarmin se kjo është mënyra më e lehtë sesi hacker-at mund të vjedhin llogarinë tuaj.
Konsumatorët duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet potenciale të lidhjes me një rrjet publik Wi-Fi, ka paralajmëruar një raport i ri për sigurinë kibernetike.
Kriminelët kibernetikë synojnë pikërisht këtë kategori njerëzish, që lidhen me rrjetet publike Wi-Fi. Në këtë mënyrë ata mund të kenë akses në të dhënat e tyre private, pa e kuptuar përdouresi. Kjo është arsyeja se pse kafenetë shihen si vendi më i rrezikshëm publik i Wi-Fi-së për ekspertët e sigurisë.
Një studim që përfshiu 500 drejtues dhe vendimmarrës IT nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Gjermania dhe Franca, arriti në konkluzionin se kafenetë janë vendet më të njohura për t'u lidhur me një rrjet publik Wi-Fi, të ndjekur më pas nga aeroporte dhe hotele. Raporti ngriti shqetësimin e mungesës së sigurisë gjatë përdorimit të internetit, me 69% të rasteve të hakerimit, shpjegon raporti. Këto janë rastet kur hakerat sulmojnë fshehurazi të dhënat që rrjedhin nga interneti nëpërmjet një pajisjeje të lëvizshme.





