Fotoja e një gote fëmijësh me myk në pjesën e brendshmë po bën xhiron e internetit duke u shpërndarë më shumë se 45’00 herë. Në diçiturën e fotos, Marie-Pier S. L’Hostie’s, një nënë nga Montreali, shpjegon se mikesha e saj ishte e shqetësuar sepse nuk e kuptonte përse djali i saj ishte vazhdimisht i sëmurë. Sipas saj, ajo e kishte zbuluar arsyen pasi kishte hequr kapakun  e gotës me të cilën ai pinte ujë, ku kishte zbuluar myk në pjesën që nuk lejon derdhjen e ujit. Ajo i kërkonte edhe nënave të tjera në Facebook të kontollojnë gotat e fëmijëvë të tyre.

Edhe persona të tjerë kanë postuar për të njëjtin problem në faqen e kompanisë prodhuese të gotoave në fjalë, që ka bërë një deklaratë ku thuhet se një gjë e tillë vjen nga keqpërdorimi. Megjithatë, një nga prindërit ishte shprehur se edhe pas larjes me makinën larëse të pjatave, myku ishte sërish aty.