Ashtu siç është paralajmëruar, Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare sot do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugët për një orë, nga ora 11:00 – 12:00.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka përsëritur disa herë që protesta do të jetë paqësore dhe demokratike, por nga ana tjetër i është bërë thirrje policisë që të mos provokojë.
Por Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, e ka konsideruar të paligjshme protestën e opozitës, dhe apeloi qytetarët të shmangin pjesmarrjen në tubime të tilla.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama në Komunikimin Javor tha se thirrja për të bllokuar rrugët na kthejnë në tatëpjetën e rrëmujave.
Rama u shpreh se Policia e Shtetit ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje ligjore dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që i kryejnë këto shkelje duke bllokuar rrugën në vend.
Rrugët që bllokohen nga PD-ja:
Rrethrrotullimi i Milotit
Sheshi "Shqiponja"
Rrethrrotullimi i Bradasheshit
Mbikalimi te Shkolla Teknologjike
Rrethrrotullimi i Plugut





