Vidhet një tjetër makinë në qytetin e Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se pre e hajdutëve ka rënë një mjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit I.D., 32 vjeç, banues në Sukth.
Mjeti ka qenë i parkuar në lagjen nr. 17 në momentin që është vjedhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.
Muajt e fundit, rastet e vjedhjeve dhe tentativave për vjedhje makinash janë bërë të shpeshta në zona të ndryshme të Durrësit, në qytet, në Plazh e rrethina. Pjesa më e madhe e autorëve nuk janë identikuar apo të jenë kapur.
Pronarët e automjeteve duhet të tregojnë kujdes në sigurimin e makinës pasi situata po kthehet në alarmante për ta.





