Policia Rrugore e Durrësit njofton se bashkia e qytetit bregdetar ka vendosur që në disa rrugë lëvizja e mjeteve të bëhet me një sens lëvizjeje. Kjo nismë ka për qëllim një menaxhim më të mirë të trafikut. Në të gjitha akset ku lëvizja do të bëhet vetëm me një kalim është vendosur sinjalistika vertikale
Policia Rrugore Durres ju bën thirrje qytetarëve të Durrësit të zbatojnë sinjalistikën vertikale të vendosur nga ana e bashkisë, pasi në të kundërt, mos respektimi i sinjalistikës do ju penalizojë me heqje të Lejes së Drejtimit 6 (gjashtë) muaj në bazë të Nenit 7/12.
Rrugët me një sens lëvizjeje:
Rruga "Kasem Durresi";
Rruga "Teodor Rupi";
Rruga "Kristaq Boshnjaku";
Rruga "Juxhin Guza";
Rruga "Edit Durham";
Rruga "Ismail Qemali";
Ruga "Abulla Grimci";
Rruga "Hysen Myshketa";
Rruga "Vasil Gjata";
Rruga "Aleks Komneni";
Rruga "Enver Velja";
Rruga "Andon Naci";
Rruga "Hajdar Dushi";
Rruga "Shoqeria Bashkimi"
K.H.





