Tre tentativa vjedhje banese janë regjistruar orët e fundit në rrethinat e Shijakut dhe në Katund Sukth.

Fatmirërisht hajdutët nuk ia kanë dalë mbanë në qëllimin e tyre.

Por ajo që tërheq vëmendjen është fakti se dy nga shtëpitë që janë tentuar të vidhen në fshatrat e Shijakut kanë qenë të pabanuara.

Duket se vjedhësit kanë pasur informacion më parë, se në këto shtëpi nuk banonte njeri dhe ndoshta kanë menduar se do ta kishin punën më të lehtë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin hajdut, apo për disa vjedhës.

Policia në të tre rastet ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

  1. Më datë 02.10.2018, gjatë natës, në fshatin Rreth Shijak, është tentuar të vidhet banesa e pabanuar e shtetasit E.M. vjeç 31. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
  2. Më datë 02.10.2018, gjatë natës në fshatin Pjezë, është tentuar të vidhet banesa e pabanuar e shtetasit H.B., vjeç 59. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
  3. Më datë 02.10.2018, gjatë natës, në fshatin Katund Sukth, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit B.Sh, vjeç 70. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 e 22 i Kodit Penal.