Moti ditën e sotme do të jetë i shoqëruar nga reshje me intensitet të lartë në veri dhe qendër të vendit.
Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Instituti i Gjeoshkencave njofton se në qarqet Shkodër dhe Kukës priten gjithashtu reshje intensive deri lokalisht shumë intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 18 °C
në vendet e ulëta: 11 / 17 °C
në vendet malore: 7 / 14 °C
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet.