Sipas një hulumtimi të ri të kryer nga Universiteti i Kalifornisë, është gjetur se përmbajtja e alkoolit në verë është 0.42% më e lartë sesa që deklarohet nëpër etiketa.

Studimi i kryer me më shumë se në 100 mijë shishe verë nga e mbarë bota, ka gjetur se verërat spanjolle dhe kiliane kanë sasi më të vogël të alkoholit sesa që paraqitet në etikë, transmeton Gazeta Blic.Mospërputhja e sasisë së alkoolit në verë që paraqitet në etiketë, sipas studiuesve mund të ketë efekte të rënda dhe negative. Sipas tyre personat që konsumojnë verë aksidentalisht mund të kalojnë kufirin e pirjes, gjë e cila mund të ketë pasoja të rënda dhe të parapashikueshme për shëndetin e tyre.

Profesor Julian Alston, nga Departamenti i Bujqësisë dhe Ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë, është shprehur se mospërputhje prej 0.4% mund të mos duket vlerë e madhe, me një vlerë prej 13.6% të alokoholit ndaj volumit, por sipas saj, gabimet e kësaj shkalle konsumatorët të cilët e nënvlerësojnë sasinë e alkoolit mund të përballen me përkeqësim të shëndeti, transmeton Gazeta Blic.

Megjithatë, studiuesit kanë shtuar se prodhuesit e kanë pranuar ndryshimin e paraqitjes së përqindjeve të alokoolit, në mënyrë që të përmbushin pritjet e konsumatorve.