Nga Dr.Kristo Huta

Kujdesi paliativ është i rendesishem për shëndetin dhe dinjitetin njerëzor dhe është një e drejtë themelore e njeriut. Kujdesi paliativ për personat e moshuar përqendrohet rreth ofrimit të menaxhimit të simptomave dhe lehtësimit të dhimbjes për sëmundje te ndryshme kronike dhe kufizuese të jetës, duke marrë parasysh nevojat dhe kapacitetet e veçanta që lidhen me moshen.

Kujdesi mund të sigurohet nepermjet shtrimit në spital, qendrave komunitare ose në shtëpi, dhe shpesh kërkon bashkëpunim midis punonjësve shëndetësorë multi-profesionalë. Kujdesi paliativ efektiv për personat e moshuar përfshin si nevojat e pacientit ashtu edhe te familjes dhe integron mbështetje fizike, psikosociale, ligjore dhe shpirtërore.

E drejta e të moshuarve për të vendosur rreth preferencave te trajtimit individual dhe ku ata duan te marrin kujdesin duhet të mbrohet gjatë gjithë kohës. Nevoja për kujdesin paliativ të personave të moshuar po rritet ne tere botën. Globalisht, numri i vlerësuar i njerëzve në nevojë per kujdes paliativ në fund të jetës eshte afersiht 20.4 milion. Përqindja më e madhe, 94 përqind, i korrespondon të rriturve, nga të cilët 69 përqind mbi 60 vjeç.

Me ndryshimet demografike dhe epidemiologjike qe po ndodhin në të gjithë botën, numri i njerëzve mbi moshën 60 vjeç pritet të dyfishohet deri në vitin 2050. Përdorimi i zakonshëm i termit person i vjetër sipas Kombeve të Bashkuara i referohet individëve të moshës 60 vjeç e lart. Sidoqoftë, plakja nuk eshte vetem mosha, perkundrazi nenkupton një proces shumë dimensional që përfshin ndryshimet fizike, psikologjike dhe sociale duke rezultuar në përvoja të ndryshme të shëndetit dhe mirëqenies.

Ekziston një paqartësi midis paaftësise dhe rrethanave te lidhura me moshën. Me rritjen e moshes rritet mundesia e aftësisë së kufizuar. Shëndeti fizik bie me moshën, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se personat e moshuar janë me aftësi të kufizuara. Modeli i sëmundshmerise në vitet e fundit të jetës po ndryshon, më shumë njerëz vdesin nga semundje kronike, të tilla si sëmundje kardiovaskulare, sëmundje pulmonare obstruktive, diabeti, kanceri dhe demenca.

Meqenëse midis njerëzve të moshuar shpesh ndodhin me shume se nje semundje, ky grup shpesh përjeton probleme dhe aftësi të kufizuara shëndetësore. Demenca prek rreth 4.6 milion njerëz nëpër botë çdo vit, shumica dërrmuese e të cilëve janë persona të moshuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron një “sëmundje terminale progresive për të cilën aktualisht nuk ekziston asnjë kurë”. Prognoza mund të shkojë nga 2 në më shumë se 15 vjet, faza përfundimtare zgjat rreth 2 deri në 3 vjet.

Ndërsa kujdesi paliativ ka të ngjarë të jetë i përshtatshëm në fazën përfundimtare te kesaj semundje, ajo gjithashtu mund të shkaktojë paaftësi, veçanërisht qe në të fazat e hershme. Më shumë se 95 përqind e personave me demenca ka nevojë për kujdes 24-orësh ndërsa sëmundja përparon. Kanceri dhe insuficenca e zemrës janë sëmundje të zakonshme që shkaktojnë dhimbje dhe kërkojnë kujdes paliativ ne personat e moshuar.

Prevalenca e kancerit rritet me moshën dhe tre të katërtat e vdekjeve nga kanceri ndodhin tek pacientët të moshës mbi 66 vjec. Insuficenca e zemrës prek më shumë se një në dhjetë personat e moshës mbi 70 vjeç, dhe vdekshmëria eshte e larte. Gratë normalisht jetojnë më gjatë se burrat (gjashtë vjet më shume mesatarisht) dhe gati dy herë më shumë gra sesa burra jetojnë deri në 80 vjeç.

Gratë e moshuara kanë një prevalenca më të lartë te gjendjeve të tilla si demencia, osteoporoza, dhe artriti, gje qe ben që një pjesë më e madhe e kesaj “ekstra” mbijetese mund të dëmtohet nga këto probleme shëndetësore. Personat e moshuar kanë nevoje per kujdes paliativ të veçantë dhe specific ne fund të jetës. Personat e moshuar preken më shpesh nga probleme te shumefishta mjekësore, me efekte me të intensifikuara dhe zakonisht çojnë në nevojë më të madhe për kujdes. Ata gjithashtu janë në rrezik më të madh të efekteve anësore të ilaçeve dhe sëmundja e tyre mund të mbivendoset mbi nje demtim fizik ose mendor, mbi vështirësitë ekonomike dhe izolimin shoqëror.

Dhimbja është nje simptomë mbizotëruese në afërsisht një të tretën e pacientëve të moshuar. Megjithatë personat e moshuar kanë tendencë per të nën raportuar dhimbjen, gjithashtu prevalenca e lartë e dëmtimeve shqisore dhe mendore shpesh e vështirëson komunikimin e tyre. Ata gjithashtu mund të hezitojnë të raportojnë dhimbjen sepse mendojne se simptomat janë një pjesë “natyrale” e plakjes dhe nuk besojne se dhimbja e tyre mund të lehtësohet. Personat e moshuar me demence, për shembull, shpesh nuk marrin kujdes adekuat paliativ për aresye se profesionistët kujdesit shëndetësor nuk i perceptojnë ata si një situate terminale si dhe per aresye te vështirësise qe paraqesin në diagnostikim.

Ata janë në rrezik te veçantë per kontroll të dobët të dhimbjes nese shërbimet e komunikimit nuk janë modifikuar dhe përshtatur siç duhet nevojave te tyre, gjë që shpesh rezulton që dhimbja e tyre të mos jetë e mirëtrajtuar apo edhe e patrajtuar fare. “Personat e moshuar kanë modele të ndryshme të paraqitjes së sëmundjes ne krahasim me më të rinjte, ata i përgjigjen trajtimeve dhe terapive në mënyra të ndryshme, dhe ato shpesh kanë nevoja shoqërore komplekse që jane te lidhura me situatat kronike mjekësore. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet kujdesit paliativ.

Në disa vende, ky sherbim nuk eshte i njohur zyrtarisht si një specialitet mjekësor dhe medikamentet e përdorura në një kujdes të tillë jane te kufizuara, për disa arsye, duke përfshirë rregulloret kufizuese të ilaçeve, mos funksionimi i duhur të sistemit të furnizimit dhe shpërndarjes, dhe kapaciteti joadekuat i sistemit të kujdesit shëndetësor. ” Tashme janë zhvilluar menyra efektive të vlerësimit të dhimbjes midis njerëzve me dëmtime të rënda mendore, dhe megjithese njerëzit e moshuar zakonisht janë më të ndjeshëm ndaj efekteve anësore te ilaceve, ata mund të përdorin ilaçe analgjezike dhe ilace te moduluara të dhimbjes në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Analgjetikë opioidë, të tillë si morfina, janë thelbësore për trajtimin e dhimbjes së shoqëruar me shumë situata të përparuara progressive. Ka gjithnjë e më shumë te dhena kërkimore në lidhje me vendimet që njerëzit do të preferonin të merrnin për kujdesin ne fund te jetës. Studimet kanë zbuluar se rreth 75 përqind e të anketuarve do të preferonin të vdisnin në shtëpi, megjithëse ndërsa i afrohen vdekjes, një pjesë e këtij grupi mund preferojnë kujdesin spitalor. Shërbimet ligjore janë gjithashtu një komponent i rëndësishëm i kujdesi paliativ te personave të moshuar.

Në fund të jetës, pacientët përjetojne shqetësime emocionale jo vetëm nga dhimbja fizike. Shqetësimet e ngutshme mund të përfshijnë të ardhmen e pronave te tyre, aksesi në përfitimet sociale, kujdesi për fëmijët e tyre ose nipërit e mbesat, konfidencialiteti i pacientit dhe sa liri ata do të kene per të zgjedhur trajtimin e tyre. Kujdesit paliativ, si respektimi i të drejtave të njeriut per personat e moshuar. Kujdesi paliativ është njohur si nje komponent i te drejtave te njeriut për standardin më të lartë të arritshëm të shëndetit. Sipas Komisionit te Kombeve te Bashkuara për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, shtetet janë të detyruara të respektojnë të drejtën për shëndet dhe duhet mos mohojne ose kufizojne qasjen e barabartë parandaluese, kurative, ose ne shërbime shëndetësore paliative.

Qasja në medikamentet esenciale, të tilla si morfina, është pjesë e “përmbajtjes minimale thelbësore” të së drejtës për standardin më të lartë të arritshëm të shëndetit. Sipas Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike, shtetet janë nën detyrimin për të parandaluar trajtimin çnjerëzor dhe degradues, i cili përfshin vuajtjen nga dhimbja e patrajtuar. Pra, shtetet kanë detyrimin të sigurojnë që të gjitha të drejtat e njeriut janë kuptimplota në kushtet e plakjes dhe se ato mund të realizohen per të moshuarit në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim.

Politikat dhe standardet ndërkombëtare njohin te drejten për kujdes paliativ për personat e moshuar. Sistemet shëndetësore duhet sigurojnë një vazhdimësi të kujdesit që përfshin dhe shtrihet deri në trajtimin e duhur të problemeve shëndetësore kronike dhe kujdes paliativ efektiv për personat e moshuar. Parimet e Kombeve të Bashkuara për personat e moshuar deklarojne se ” personat e moshuar duhet të kenë qasje në kujdes shëndetsor për t’i ndihmuar ata të mbajnë ose të rimarrin nivelin optimal të mirëqenies fizike, mendore dhe emocionale dhe për të parandaluar ose vonuar fillimin e sëmundjes. “

Gjithashtu përcakton se personat e moshuar duhet të jenë në gjendje të gëzojnë “respekt të plotë për dinjitetin e tyre, besimet, nevojat dhe privatësine dhe për të drejtën për të marrë vendime për kujdesin dhe cilësinë e jetës së tyre. ” Rekomandimi i Këshillit të Evropës për Promovimin e të Drejtave të Njeriut për Personat e Moshuar i kushton një vemendje specifike kujdesit paliativ, ku përcaktohet se personat e moshuar duhet të kenë të drejtë per akses në kujdesin paliativ “në një mjedis në përputhje me nevojat dhe preferencat e tyre, përfshirë në shtëpi dhe në mjediset e kujdesit afatgjatë.”

Ajo veçanërisht rekomandon që shtetet të sigurojnë disponueshmëri dhe qasja te ilaçeve të kujdesit paliativ. “Shtetet duhet të sigurojnë disponueshmërinë dhe aksesin e kujdes paliativ për të gjithë personat e moshuar në nevojë, veçanërisht ata që vuajnë nga një semundje kërcënuese ose kufizuese te jetës. Trajnimi, dhe mjekim adekuat dhe i përballueshëm dhe masat terapeutike, duhet të sigurohen në ambjentet e kujdesit public dhe privat.” Pa përpjekje urgjente dhe të bashkërenduara për ta bërë kujdesin paliativ te disponueshëm për personat e moshuar, vuajtja e madhe do vazhdojë.

Hapat e mëposhtëm duhet te jene ne qender te vemendjes:

• Zhvillimi i një plani strategjik kombëtar të kujdesit paliativ me një fokus specifik në nevojat e personave të moshuar, veçanërisht nevoja për kujdes paliativ dhe kujdes social, përfshirë kujdesin që mbështet zgjedhjen individuale për të jetuar në komunitet.

• Sigurimi që kujdesi paliativ i personave të moshuar të jetë progresivisht të disponueshëm, i arritshëm, i pranueshëm dhe me cilësi të mjaftueshme për të gjithë, pa diskriminim, veçanërisht kujdes paliativ mbështetës i bazuar në shtëpi.

• Krijimi i shërbimeve juridike që u mundësojnë personave të moshuar udhëzime paraprake në lidhje me ndërhyrjet e kujdesit shendetesor dhe qe shprehin vullnetin e tyre, përfshirë disponimi i pronës dhe planifikimi për fëmijët nën kujdesin e tyre.

• Eliminimi i barrierave të panevojshme rregullatore që kufizojnë disponueshmërine dhe aksesin në ilaçet esenciale të kujdesit paliativ për të trajtuar sëmundjet kronike dhe jo-ngjitëse të lidhura me moshën, veçanërisht opioidet.

• Integrimi i kujdesit paliativ për personat e moshuar në programet mësimore dhe programet e trajnimit të mjekësisë, infermierisë, dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor – trajnim në sëmundjet geriatrike dhe të orientuara drejt sigurimit të këtij kujdesi shëndetësor te ofruar për personat e moshuar qe bazohet në sherbimin falas dhe pëlqimin e informuar.