Fansat e Elvanës presin me ngulm një reagim nga ana e saj në rrjete sociale: Një foto, një shprehje, çfarëdo qoftë, që të mësojnë më shumë rreth aventurës së saj në SHBA apo projekteve të reja muzikore. Dhe sot me fotot e publikuara në Instagram, Elvana edhe njëherë ka tërhequr vëmendjen: Çfarë ka dashur të thotë me këtë?
“Nuk të merr kurrë malli për shtëpinë deri në momentin që largohesh,” shkruhet në një nga fotot. Sigurisht që do ta mendojë këtë, Elvana është jashtë Shqipërisë, shtëpia dhe prindërit e saj janë këtu. Me siguri e ka marrë malli për shtëpinë.
“Prandaj është më mirë të rregullojmë gjithë gabimet tona.” Ok, tani nuk po kuptojmë gjë. Kush ka gabuar dhe çfarë do bëjë për t’i rregulluar? Është mesazh drejtuar dikujt në veçanti, apo ‘diçka e madhe po vjen’? S’mund të bëjmë tjetër veçse të presim.
Ndërkohë rikujtojmë se Elvana ia ka besuar karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara Jason Boyd-t, i njohur ndryshe si Poobear, i cili ka punuar me emra të njohur të industrisë së muzikës, mes tyre dhe Justin Bieber.