Zgjedhja e Ilir Metës President ditën e djeshme është bërë objekt bisedash dhe debatesh në profilin e ‘Facebook’-ut të kryeministrit Edi Rama.
Pas publikimit nga ky i fundit dje të fotos së ditës, nisën dhe komentet, ku disa prej qytetarëve e kritikonin kreun e qeverisë për zgjedhjen e Metës në krye të shtetit.
“O poet, o aktori i Likes, turp o plehrë te votuam ty. Jo liken, po ashtu populli e votonte vete Liken”,shkruan një komentues, ndërsa Rama nuk i kursehet.
“Qetesohu Jorgo, ne me paç votuar me ke votuar per kete detyren qe kam tani, jo per president konsensual se mua PD s’me sheh dot me sy Keshtu qe kemi zgjedhur nje President edhe per ata jo vec per vete, prandaj po te mendosh pak me holle e kupton qe s’ka arsye te trashesh zerin”,citohet në përgjigjen e kryeministrit.





