SHKUP – Floriani, të cilit i thonë "i vogël", ndoshta është dhe do jetë i tillë për një kohë, por qysh tani, si një "Bieber" shqiptar, po çmend vajzat kudo që shfaqet. Por, vetë ai, ka zbuluar se ka në mendje një vajzë të veçantë të cilës i këndon.
Derisa të gjithë flisnin për këngën "Ngjyra e Kuqe" që Adriani ia kishte dedikuar Luana Vjollcës, atëkohë nuk na shkonte mendja se edhe Floriani i vogël, ka një vajzë të cilës ia ka dedikuar këtë këngë.
Vajza që ka rrëmbyer zemrën e Florianit të vogël është këngëtarja e re dhe e ëmbël Enca Haxhia, e cila po ashtu është një vajzë që pëlqen ngjyrën e kuqe, madje shpesh i lyen edhe flokët me këtë ngjyrë.
Ndryshe nga Adriani, i cili mohonte Luanën në këngë, Floriani është më i guximshëm dhe ia thotë Encas në sy.
"Enca, ta kam kënduar ty këngën 'Ngjyra e Kuqe'" është rrëfyer Floriani, ndërsa Enca po bënte regjistrimin e videos në celularin e saj. Asaj i pëlqeu deklarata dhe me pastaj e hodhi në kanalin e saj zyrtar në Youtube.