Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Mançester Junajtid, Karlos Teves është ndalur të flasë për vitet e kaluara si lojtar i “Djajve të Kuq”, me argjentinasin që ka komentuar raportin me trajnerin e tij në ato vite, Aleks Ferguson.I pyetur nga “Marca”, Tevez theksoi vështirësitë që kishte në komunikimin me teknikun legjendar duke kujtuar episodin në finalen e Championsit të vitit 2009 kur Ferguson e la në pankinë në ndeshjen kundër Barcelonës, me Junajtid që e humbi sfidën.
“Ishte e pamundur të diskutoje me Ferguson sepse dilje gjithmonë i mposhtur nga dialogu.
Ka bërë gabim fatal kur më la në stol në finalen e Championsit kundër Barcelonës, ishte e vetmja finale që skuadra humbi që kur unë u bëra pjesë e saj.
Ai e kujtonte vetën se ishte mbreti i Anglisë, por pavarësisht gjithçkaje e respektoj Fergusonin, e admiroj si burrë dhe trajner.”, u shpreh Tevez.





