Eurodeputeti Eduard Kukan ka shprehur shqetësimin se rajoni i ballkanit po përballet me një krizë politike serioze dhe një klimë të tensionuar.
Sipas eurodeputetit të djathtë rajoni është mbështjellë nga një krizë politike dhe institucionet e vendit nuk po funksionojnë në mënyrën e tyre normale, sidomos në Shqipëri dhe Maqedoni.
“Po shohim një trend shqetësues në të gjithë rajonin, në lidhje me funksionimin e rregullt të demokracisë parlamentare dhe institucioneve të caktuara shtetërore . Po përballemi me krizë politike serioze në Maqedoni dhe Shqipëri. Vendet e tjera në rajon, si për shembull, Mali i Zi dhe Kosova po përballen me bojkote parlamentare. Duket një trend rajonal, i cili është kundërproduktiv për zhvillimin e demokracisë në vendet që janë në pragun europian.”- tha Kukan në një intervistë për European Western Balkans.
Sipas eurodeputetit vendet e rajonit do duhet të respektojnë sundimin e ligjit, si kushtin e parë e të mbramë, për t’u futur në BE.
“Respektimi i sundimit të ligjit dhe të lirive themelore është një parakusht për çdo vend modern dhe demokratik evropian. Dhe një herë, ajo është kriteri i parë Copenhagen. Pa të, nuk ka anëtarësimi në BE.”– ka deklaruar Kukan.





