29qershor2015 – Në tentativë për të hyrë në Shqipëri nga Kosova, bllokohen 20 kg heroinë. Droga e shtrenjtë ishte fshehur në kabinën e shoferit të një kamioni, pikërisht poshtë krevatit të tij, siç thotë policia. Policia arrestoi Arben Prendin, 43 vjeç nga Lezha. Ai është marrë në pyetje menjëherë, për të treguar bashkëpunëtorët në këtë rrjet që vepronte mes Kosovës dhe Shqipërisë.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”