Policia e Shtetit, në Kukës, ka arrestuar katër adoleshentë të dyshuar për vjedhje në këtë qytet. Nga burime zyrtare policore bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit B. Ç., 16 vjeç, E. C., 17 vjeç, A. E., 16 vjeç, dhe E. G., 16 vjeç, të gjithë banues në Kukës. Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohen si autorë të disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Kukësit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprën penale të vjedhjes, kryer në bashkëpunim
Ndvrkohë, uniformat blu të Kukësit kanë ndaluar edhe shtetasin E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Pobreg, pasi Prokuroria e Kukësit, më 8 shkurt të këtij viti, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, vepër kjo e kryer në bashkëpunim.





