Pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove, ku shfaqen disa makina duke ecur me shpejtësi tejet të lartë dhe që pretendohen se janë regjistruar në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore ka reaguar, duke vendosur një radar në tunel. Mësohet se radari është vendosur për të parandaluar shkelje të tilla, por edhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në përgjithësi.
Bëhet e ditur se radari në tunelin e Kalimashit u vendos në vijim të planit operacional "Tispol", i cili u shoqërua edhe me një aksion të ekipit 'task force' të Policisë Rrugore në Qarkun e Kukësit.





