Thirrje të fuqishme dhe fishkëllima të forta nën thirrjet "Lironi djemtë tanë! Rama ik!"

Kjo është gjendja sot në Kukës, pas tensioneve të forta që shpërthyen që dje gjatë protestës në Rrugën e Kombit e deri më sot ndërmjet qytetarëve dhe Policisë, e cila po vijon arrestimet. 

Videoja e publikuar në rrjetet sociale është përcjellë dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha me këtë shënim: "Kukesi dyndet para komisariatit të Policisë me moton: "Lironi djemtë tanë"!"