Kukësi kampion, hera e parë historike konkretizohet në Zeqir Ymeri, aty ku Kukësi feston momentin kulmor në epokën Gjici. Blutë mposhtën 2-0 Skënderbeun me të zakonshmin Pejic, por është një ndeshje e njollosur nga gabimet e gjyqtarin Enea Jorgji protagonist në një finale që Skënderbeu e mbyll me 9 lojtarë dhe që pa diskutim që nuk meritonte kaq shumë polemikaBesnik i modulit tradicional, 4-4-2 Ernest Gjoka me Pejic dhe Eminin në sulm, me 4-2-3-1 e rreshtonte Skënderbeun Ilir Daja me James, Gavazajn dhe Latifin në mbvështetje të Salihit. Kuptohet që në fillim që do të jetë një ndeshje e fortë, Sfidë kokë më kokë për titullin. Ilir Daja mendon sprintin final por planet i prishen që në minutën e 10, kur Mici pengon Pejic që zbret drejt portës në kundërsulm, dhe Enea Jorgji duke konsideruar pengimin e lojtarit të fundit, ndëshkon me të kuq mbrojtësin e Skënderbeut. Ikonike shpreja në fytyrën e Micit, Skënderbeu me 10 lojtarë me Dajën që riformaton skuadrën. Pritje e lehtë për Shehin në goditjen e dënimit të Pejic, në të 14 Gavazaj bën namin në krahun e majtë, avancon drejt zonës, por Latifi godet lehtë në kthimin e topit nga Shehi. Në minutën e 17 ka pretendim për 11 metërsh për një rrëzim në zonë të Imamit por Enea Jorgji vazhdon lojën. Në të 20 provon Izair Emini me një goditje që shkon sipër traversës së Shehit. Gjoka provon të largojë tensionin, por Skënderbeu është më i qartë pavarësisht inferioritetin numerik, ka rrezik në zonën e Kolicit në të 33 pas një aksioni model të Skënderbeut. Në të 44 Musolli godet sipër traversës së Shehit, ndërsa në të 45 Dvornekoviv hipnotizohet në zonë duke shpërdoruar një rast të mirë dhe mbyllet pa gola pjesaa e parë.

E dyta nis me një episod vendimtar, ka një kontakt në minutën e 48 mes jahsanicës dhe Izair Eminit, me Enea Jorgjin që tregon pikën e bardhë. episod i kontestuar nga skuadra korcare dhe vendim vërtet i dyshimtë  që meriton të rishihet, te pika e bardhë shkon Pejic, që nuk fal përballë Shehit.Kukësi në avantazh, në delir tifozët në Zeqir Ymeri, edhe në fushë skuadra e Gjokës tenton sërish në të 55 me Izair Eminin që driblon bukur në zonë dhe preferon të godasë vetë për të parë topin që përplaset në shtyllë. Në të 57 protagonist sërish Enea Jorgji, këtë herë është Latifi që avancon në zonë, dhe pengohet nga Shameti, pamjet evidentojnë kontaktin por Jorgji vendos ti ndëshkojë për simulim Vangjelin, irritimi arrin kulmin te Skënderbeu.Osmani kap arbitrin nga duart dhe Jorgji nxjerr të kuqin, nis gjuetia ndaj gjyqtarit të rikthyer nga dënimi pikëruisht në këtë ndeshje, nme lojën që ndërpritet për disa minuta. Emblematike protesta e Hamdi Salihit që i merr kartonin e kuq arbvitrit për ta grisur në mënyrë plateale,  fillimisht mendohet se është ndëshkuar dhe ai me të kuq por rikthehet në fushë, ku Skënderbeu është tanimë me 9 lojtarë. Në të 84 Pejic gjuan në zonë dhe kërkon një penallti, këtë herë me të drejtë por Joprgji gabon sërish duke mos e akordurar,. ndoshta me teorinë e kompensimit.

Ernest Gjoka shikon veten pak minuta larg historisë, por Skënderbeu meriton duartriktje për shpirtin luftarak dke vënë Kukësin në ëvshtirësi. Në të 90 nervat lënë edhe Muzakën që godet Shametit, episod që i shpëton arbitrit, ndërsa në shtesë Hamdi Salihi ka shansin për tju nrgirë vvendasve buzëqeshjen, nuk ja del edhe menjëherë më pas është Pero Pejic që gjendet me portën bosh, dhe përfundimi në rastë të tilla dihet.2-0 , është goli që vulos gjichka, Kukësi kampion me heroin e padiskutueshëm Pero Pejic, autor i 28 golave në kampionaty, në Zeqir Ymeri është momenti i një festë të cmendur, Kukësi kampion për herë të parë, edhe pse kjo sfidë është e destinuar të shkaktojë shumë polemika.