Kukësi ka regjistruar një fitore ndaj Skënderbeut në Superkupën e Shqipërisë. Verilindorët kanë triumfuar 3-1 në ndeshjen emocionuese të këtij fillimsezoni.

Ata kaluan të parët në avantazh me anë të Dvornekoviç dhe më pas shënuan edhe dy herë pasi Fukui barazoi për Skënderbeun.

Japonezi shënoi pas një krosimi nga e majta, duke mposhtur me kokë portierin e Skënderbeut.

Pas pjesës së parë, në të dytën ishte Emini që kaloi sërish Kukësin në avantazh dhe më pas Pero Pejiç që shënoi golin e tretë për Kukësin.

Kjo është superkupa e parë që Kukësi fiton në historinë e tij.