30 qershor 2015 –Gjyqtari kryesor i ndeshjes së parë mes Kukësit dhe Torpedos do të jetë Sascha Amhof, që ka marrë stemën e FIFA-s prej vitit 2013 dhe është zviceran.
Ndërsa ndihmësit e tij do të jenë dy asistentët, Sladan Josipoviç dhe Bekim Zogaj. Pikërisht ky i fundit është shqiptar, me origjinë nga Kosova. Ai ka provuar të gjykojë edhe ndeshje mes shqiptarësh në Superligën zvicerane, si ajo në debutim, mes Amir Abrashit e Shkëlzen Gashit. Zogajt iu deshën 16 vjet për të realizuar këtë ëndërr, të gjykojë në elitën e futbollit helvet në vitin 2013. Kosovari për 16 vjet kishte gjykuar në ligat më të ulëta zvicerane si asistent dhe kryesor.
/agencia e lajmeve “Dyrrah”/