30gusht 2015 – Arrestohen për trafik eksplozivësh dy persona nga Kukësi. Kapjen e tyre e bëri policia e Tiranës, duke i zbuluar plot 30 kg eksploziv dhe 45 kapsolla plasëse. Të arrestuarit janë: Sokol Sinani, 31 vjeç dhe Imerli Metaj, 37 vjeç, të dy lindur e banues në Kukës.

“U sekuestrua një sasi prej 126 cope eksploziv plastik (xhelatin) me peshe te pergjithshme 30 kg dhe 45 kapsolla plasese qe sherbenin per plasjen e kësaj lënde. Kapja e tyre u be ne momentin kur keta shtetas po tentonin dorezimin e saj”, bëri të ditur policia, por pa treguar personat që do të merrnin lëndën plasëse dhe qëllimin e tyre.

Hetimet po vazhdojnë për të ndaluar personat e tjerë të implikuar në këtë trafik.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/