Kukulla më e vjetër në botë është 1800 vjeçe. Këtë lodër e kanë gjetur arkeologët që në vitin 1889 në një varr të vjetër romak dhe që atëherë kjo “jeton” në muze.

Arkeologët jo vetëm që kanë arritur të përtërijnë këtë lodër të lashtë, por edhe të zbulojnë historinë pikëlluese të çupës që ka lozur me të. Kjo lodër ka qenë e Kreperi Trifenit, vajzë e një familjeje fisnike. Sipas zakonit të kohës kjo vajzë është fejuar që në foshnjëri me njëfarë Filetin.

Emri i të fejuarit është gdhendur në një unazë të gjetur në po atë varr ku është gjetur kukulla. Merret me mend se e fejuara ka vdekur para se të martohej, prandaj bashkë me të është varrosur edhe lodra e saj e dashur.