Kalidu Kulibali raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Mançester Sitin, dhe tani ekipi anglez duhet të gjejë akordin me Napolin.
Sipas “SportItalia”, mbrojtësi ka pranuar propozimin e gjigantëve të Premier Ligës, ku do përfitojë 9 milionë euro në sezon plus 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Presidenti i Napolit, De Laurentis kërkon 80 milionë euro për Kulibalinë, me Mançester Sitin që i është afruar ndjeshëm kësaj shume pasi oferta e fundit e anglezëve ishte 70 milionë euro plus 5 milionë të tjera si bonuse.
Ndërkohë që tek Napoli kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e Kulibaisë, ku deri tani i preferuari është mbrojtësi i Arsenalit, Sokratis.





