Shteti parashikon të heqë dorë nga disa prona të rëndësishme publike për t’i lënë vend zhvillimit të kullave në këmbim të zyrave të administratës.
Termat e referencës që shoqërojnë garën e hapur për projektide mbi kontratën me objekt “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike” zbardhin disa nga zonat se ku do të bëhen këto ndërtime.
Konkretisht projekti ka si pjesë përbërëse të tij dy lote – Hapja e konkursit ka dy thirrje.
E para THIRRJA 1 dhe 2 ku secili vjen nën emërtimin: KLASTERI I ADMINISTRATËS PUBLIKE + ZHVILLIM MULTI-FUNKSIONAL ku secili ka katër site dhe dy grupe. Por cilat janë në fakt pronat shtetërore që do të kalojnë te privati në këmbim të zyrave.
Ndërkohë përveç kësaj, Korporata e Investimeve do të marrë hapësira të cilat mund t’i japë me qira për të tretë si banka apo zyra.
Disa prej institucioneve apo pronave që do të zhvillohen ndodhen në zona mjaft të lakmuara të kryeqytetit
Projekt te Komuna e Parisit
Sipas dokumentit një prej atyre që do të zhvillohet është prona e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare me truall 9400 m2.
“Grupi 1, Loti 1 – Klasteri i Administratës Publike (DSHQ – prona e Drejtorisë̈ së Shërbimeve Qeveritare, në zonën e “Komunës së Parisit”) Siti i propozuar për ndërtimin e klasterit qeveritar ndodhet në zonën “Komuna e Parisit”, në një parcelë toke prej 9,400 m2.
I përdorur më parë si parkim për automjetet shtetërorë, vendi ndodhet brenda një lagje qendrore të Tiranës, me rritje të shpejtë.
Ajo përmban blloqe apartamentesh të ndërtuara nga vitet 1950 deri sot, shumicës prej të cilëve u mungon parkimi nëntokësor, duke e bërë praninë e automjeteve në hapësirat publike shumë të dukshme. Përveç ndërtesave rezidenciale, zona gjithashtu ka edhe objekte shërbimi. Siti është 1.8 km larg nga qendra e Tiranës dhe në afërsi të bulevardit kryesor dhe Sheshit Skënderbej, ku ndodhen shumica e funksioneve administrative” thuhet në dokument.
Programi për këtë sit, i cili është zhvilluar bazuar në kërkesat specifike të secilit institucion dhe më pas është qartësuar përmes disa punëtorive dhe konsultimeve, arrin një sipërfaqe prej rreth 25,000 m2 – (shifra e saktë gjendet në tabelën në Aneks). Ky program do të akomodojë 22 institucione, secili me hapësira të dedikuara dhe të përbashkëta. Disa prej këtyre institucioneve punojnë ngushtësisht me njëri-tjetrin ose janë pjesë e së njëjtës ministri, ndërsa të tjerët.
Përveç programit institucional të përshkruar në Aneks, i cili përfshin hapësira të dedikuara dhe të përbashkëta, AIC kërkon gjithashtu projektimin e 5,000 m2 shtesë në këtë lot. Kjo hapësirë shtesë do të destinohet për funksione të tilla si, zona bankare, hapësira tregtare dhe zyre, për qira.
Këto hapësira me qira do të menaxhohen nga AIC për të kompensuar kostot operative të klasterit administrativ. Ndaj, programi total i projektimit për Lotin 1 arrin gjithsej në rreth 30,000 m2” thuhet në dokument.
Projekt pranë Bulevardit Zhan D’Ark
Porna e dytë është në lotin 2 dhe në afërsi të Bulevardit Zhan D’Ark ku është Zyra Vendore e Arsimit Parauniversita.
“Siti i propozuar ndodhet p ërgjat ë Bulevardit, në një truall me sipërfaqe 2840 m2. Siti ësht ë rreth 2 km larg nga qendra e Tiran ës dhe 20 km larg nga TIA, me lidhje t ë shpejta me Korridorin Blu, Korridorin VIII, dhe Portin e Durrësit. Siti rrethohet në 3 anë nga një lagje që gumëzhon nga aktivitetet, afër Pazarit t e Ri. Është në kufi me Lumin e Lanës dhe pranë Urës së Tabakëve.
Në afërsi të tij ndodhen disa zhvillime t ë larta multi-funksionale, t ë cilat kan ë transformuar siluetën e Tiran ës, por edhe perceptimin, funksionimin dhe stilin e jetes ës së banorëve të saj, duke kontribuar n ë energjizim e aspekteve ekonomike, sociale dhe kulturore” thuhet në dokument
Loti 2 – Programi hapësinor Zona e përzgjedhur për rizhvillim do të shërbejë si siti për ndërtimin e një Zhvillimi Multifunksional. Specifikat hapësinore, funksionale dhe tipologjike të këtij zhvillimi do të përcaktohen dhe dakordësohen më tej nëpërmjet një procesi negocimi midis AIC dhe partnerit të përzgjedhur privat, i cili do të jetë përgjegjës për financimin e klasterit të institucioneve qeveritare, dhe do të jetë përfituesi kryesor i këtij zhvillimi multi-funksional.
Për qëllimet e kësaj thirrjeje, programi paraprak i zhvillimit multi-funksional (për tu përdorur si baza e gjenerimit të propozimit vizual) duhet të marri parasysh karakteristikat e mëposhtme: Programi Paraprak • Parkim (nëntokësor) • Banim • Zyra • Shërbime • Tregti.
Kërkesa Projektimi • Projektimi i fasadës dhe volumit të një zhvillimi multi-funksional me 35-41 kate, me njollë ndërtimi 1,200 deri në 1,500 m2 dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi nga 48,000-52,500m2 . • Parkim të mjaftueshëm • Ndjeshmëri karshi sitit dhe kontekstit përreth • Ndjeshmëri të lartë karshi furnizimit me ndriçim natyral, duke minimizuar impaktin e hijes” thuhet në dokumente.
Projekt tek ASHK pranë shkollës Harry Fultz
“Grupi 2, Loti 1 – Klasteri i Institucioneve të Pronës (ASHK – Prona e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, afër Shkollës “Harry T. Fultz”) Siti i propozuar për ndërtimin e Klasterit të Kadastrës Shtetërore, me një sipërfaqje trualli 5,000 m², ndodhet në zonën e Zogut të Zi (në afërsi të shkollës Harry T.Fultz) në një rrugë dytësore që lidhet me Rr. Asim Vokshi.
Aktualisht, një pjesë e stafit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është e vendosur në këtë zonë, në një ndërtesë 6-katëshe të rinovuar rishtazi. Kjo ndërtesë përfshin një arkiv në katin përdhe dhe hapësira zyrash në katet e sipërme.
Ndërtesa ekzistuese do të mbetet në sit. Programi i ri duhet të projektohet për të plotësuar strukturën ekzistuese, duke përfshirë ndërtimin shtesë në anët dhe potencialisht mbi të për të maksimizuar hapësirën e disponueshme. Siti i propozuar ka distance 1.8 km nga qendra e Tiranës, afër me Sheshin Skënderbej dhe bulevardin kryesor, ku gjenden pjesa më e madhe e funksioneve administrative të Tiranës”
Pronë tek Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
Grupi 2, Loti 2 – Zona e Zhvillimit Multi-funksional Siti i propozuar për zhvillim ndodhet përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, pjesë e Unazës së Dytë të Tiranës, duke mbuluar një sipërfaqe prej 3,000 m². Ai është i vendosur 2 km nga qendra e Tiranës, pranë arterieve kryesore që çojnë në qendrën e qytetit (Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit), dhe 20 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Kjo vendndodhje ofron akses të lehtë në rrugët kryesore të transportit si Korridori Blu (që lidh Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë), Korridori VIII (Rruga Egnatia), dhe Porti i Durrësit. Vendi është i pozicionuar strategjikisht midis dy nyjeve më të ngarkuara të trafikut të Tiranës, “Zogu i Zi” dhe “Sheshi Ataturk” (më parë 21 Dhjetori), duke e bërë aksesin në vend të vështirë gjatë orëve të pikut.
Aktualisht, siti është i zënë nga një ndërtesë institucionale që do të shembet për shkak të dëmeve të mëdha nga tërmeti i nëntorit 2019. ATP Në përmbushjen e detyrave, ATP synon të finalizojë procesin e njohjes së pronësisë dhe kthimin ose kompensimin sipas nevojës, duke zbatuar të gjithë vendimet e marra në lidhje me kompensimin gjatë 10 viteve të fundit. Përmbledhje e kërkesave hapësinore: ATP ka 153 punonjës.
Ndarja e hapësirës përfshin një zyrë të të Drejtorit të Përgjithshëm me sipërfaqe 75 m², tre zyrapër 2 persona me sipërfaqe prej 75 m², 48 zyra për 4 persona me sipërfaqe prej 25m² secila, një sallë takimesh për 20 persona me sipërfaqe 50 m², një sallë pritjeje 25 m², një arkiv me sipërfaqe 380 m² dhe dy magazina me sipërfaqe 120 m² secila.
Sipërfaqja totale është 2290 m². Kërkesa të veçanta: • Një hapësirë pritjeje për shërbim për publikun Siti është i rrethuar në tre anë nga institucione akademike dhe zyra publike, duke përfshirë Universitetin e Sporteve, Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakultetin e Inxhinierisë Civile, dhe zyrat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Zona e përzgjedhur për rizhvillim do të shërbejë si siti për ndërtimin e një Zhvillimi Multi-funksional. Specifikat hapësinore, funksionale dhe tipologjike të këtij zhvillimi do të përcaktohen dhe dakordësohen më tej nëpërmjet një procesi negocimi midis AIC dhe partnerit të përzgjedhur privat, i cili do të jetë përgjegjës për financimin e klasterit të institucioneve qeveritare, dhe do të jetë përfituesi kryesor i këtij zhvillimi multi-funksional. Për qëllimet e kësaj thirrjeje, programi paraprak i zhvillimit multi-funksional (për tu përdorur si baza e gjenerimit të propozimit vizual) duhet të marri parasysh karakteristikat e mëposhtme:
Programi Paraprak • Përdorim i Përzier/Multi-funksional • Konvikte Kërkesa Projektimi • Projektimi i fasadës dhe volumit të një zhvillimi multi-funksional me 25-40 kate, me njollë ndërtimi 800 deri në 1200 m2 dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi nga 30,000-40,000m2 . • Parkim të mjaftueshëm • Ndjeshmëri karshi sitit dhe kontekstit përreth • Ndjeshmëri të lartë karshi furnizimit me ndriçim natyral, duke minimizuar impaktin e hijes. /Monitor