23 dhjetor 2014 –  Në debatin për kullën e Korçës është përfshirë edhe ish -kryeministri Sali Berisha. Dy ditë pasi kryeministri Rama e quajti atë "Ejfeli" moder, duke postuar edhe disa nga fotot më të bukura të ndërtesës, ish -kreu i qeverisë e quan atë "kulla e shëmtisë".

Në një koment në Facebook, Berisha shkruan se "kjo është kartolina e Ramës dhe Peleshit, një kullë shtyllake, ndërtesa më e shëmtuar e qytetit në historinë e tij…"

Ai e quan një ndëshktim në mënyrën më të egër për qytetin:

"Kjo dhurate e Edi Rames, qe perdor pushtetin per te shnderuar ne kulla kompleksin e tij falik, eshte nje nga ndertimet me te shemtuara te 20 viteve te fundit ne tere vendin .Ajo egziston si e ngjashme, sot, vetem ne ndonje qyteze industriale fantazme e ndonje fabrike rrenoje dhe ne psikologjine e semure te Edi Rames, qe vuan komplesin falik dhe eshte i gatshem per te qetesuar vuajtjet e pasherueshme te tij nga ky kompleks, te ndertoje mullar betoni, si ky qe ndertoi dhe lavdronte me superlativa ne Korçe!"

Berisha u bën thirrje qytetarëve të Korçës të mos e pranojnë "këtë shëmtirë që shpreh shiet e një të sëmuri psiqik dhe Peleshti të tij, por të mbledhin firmat dhe të kërkojnë referendum për prishjen e saj.

Qenë të shumë qytetarët që reaguan në faqen e kryeministrit Rama në Facebook duke shprehur kundërshtinë me ndërtimin e kësaj kulle. Mijëra mesazhe e cilësonin atë si jo estetike, në kontrast me ndërtimet e tjera dhe të panevojshme.

/lapsi.al/