Një zjarr i frikshëm ka përfshirë një kullë shumëkatëshe në Stamboll.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, të cilat kanë shpërndarë edhe pamjet nga vendngjarja.

Sipas burimeve, zjarri ka rënë në ndërtesën 24 katëshe të vendosur në Fikirtepe Mahallesi në Kadıköy.

Flakët kanë nisur në katin e parë dhe më pas kanë mbërritur deri në katin e fundit të pallatit përmes mureve brenda një kohe të shkurtër.

Me njoftimin e situatës, në vendngjarje janë nisur zjarrfikëset. Banorët e ndërtesës u evakuuan ndërsa ekipet e zjarrfikësve po luftojnë ende me flakët.