Gjykata e Posaçme ka dënuar 12 persona të arrestuar dhe të shpallur në kuadër të një operacioni anti-drogë të zhvilluar një vit më parë me urdhër të SPAK.

Mësohet se trupa gjykuese në seancën e zhvilluar e rregullat e gjykimit të shkurtuar ka dënuar:

Bujar Fadil Sefa (alias Xaka), me 10 vite burg.
Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, me 8 vite burg.
Skënder Halim Velja, me 8 vite e 8 muaj burg.
Agron Rap Asllanaj, me 6 vite e 8 muaj burg.
Armand Hamit Dërvishi, me 6 vite e 8 muaj burg.
Saba Hasan Shehi, me 6 vite e 8 muaj burg.
Asim Xhaferr Pulaci, me 6 vite e 8 muaj burg.
Edison Ilir Xaka, me 6 vite e 8 muaj burg.
Xhemal Skënder Zogu,me 6 vite e 8 muaj burg.
Shkëlqim Vesel Ismaili, me 6 vite e 8 muaj burg.
Ahmet Hasan Pulaci, me 2 vite burg.
Vait Selman Taka, lirim të menjëhershëm nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.