Policia e Krujës vijon kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.    

Mësohet se forcat policore kanë evidentuar dhe goditur raste të kultivimit të bimëve narkotike. Në lidhje me këto raste është arrestuar një 41-vjeçar, shpallur në kërkim 1 shtetas si dhe proceduar penalisht bashkëshortja e këtij të fundit.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të mara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të tentativës dhe 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Borizanë, Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin P. D., 41 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në oborrin e banesës së shtetasit P. D., kanë gjetur disa kubikë me fidanë cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit S. D., 58 vjeç dhe u procedua penalisht bashkëshortja e tij, shtetasja G. D., 56 vjeçe, banues në fshatin Borizanë  Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborrin e banesës të shtetasit S. D. u gjetën disa bimë të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.