Vihen në pranga 2 shtetas në Vlorë për kultivim të bimëve narkotike në Vlorë.

Policia ka arrestuar flagrancë shtetasin Sh. Z., 63 vjeç, pronari i tokës dhe kushëririn e tij, shtetasin K. Z., 22 vjeç.

“Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë kanabis midis vreshtave në afërsi të një banese në fshatin Mërtiraj të Selenicës.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.