3 qershor 2015 – Dy persona nga Lushnja që kultivonin në banesat e tyre bimë narkotike, duke i mbjellë në vazo, kanë përfunduar në prangat e policisë.
Të arrestuarit e policisë së Lushnjës janë 49-vjeçari Dhimitraq Prifti, lindur në Bubullimë e banues në Kolonje të Lushnjes, dhe 38-vjeçarja Teuta Trifoni, lindur në Karavasta dhe banuese në Kolonjë.
Sipas informacioneve nga policia, të dy këta shtetas kishin kultivuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin rreth 800 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.
Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Lushnjës për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/