Policia e Fierit ka vënë në pranga një të mitur, pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike. Burimet bëjnë me dije se shtetasi F.R., 16 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier u arrestua pasi në afërsi të banesës së tij u gjet një parcelë me bimë narkotike kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
E ndërsa në Memaliaj, janë asgjësuar 2 800 bimë të dyshuara narkotike dhe është arrestuar në flagrancë një shtetas i dyshuar si autor.
Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të lagjes " Hoxhaj " , Krahës 2 , Memaliaj, u kontatuan dhe u asgjësuan në shtatë parcela 2800 bimë të dyshuara kanabis sativa.
U arrestua në flagrancë shtetasi Kujtim Hoxha, 64 vjeç, banues në Krahës 2, pasi :
Nga kontrolli i ushtruar u gjet tub plastik dhe një kabëll elektrik, që lidhte parcelat me shtëpinë e këtij shtetasi.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.





