Një 29-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për kultivimin e drogës dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve për në Britaninë e Madhe, është vetëdorëzuar në polici.

Jeton Memia, 29 vjeç kërkohej nga autoritetet britanike pas hetimi të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit.

Në kuadër të këtyre hetimeve 4 persona janë vendosur në pranga pasi dyshohen si një grup i strukturuar kriminal i cili përdorte emigrantët shqiptarë për të kultivuar kanabis.