Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Krujë, arrestohet pronari i banesës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me  qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa përreth një banese në fshatin Larushk, Fushë-Krujë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin A. S., 37 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.