Aqif Hysa: Panairi i tretë i librit “Durrës skript” (VIDEO)

Postuar: 01/08/2018 - 10:56

Këtë fillim muaji, për të tretin vit radhazi në qytetin e Durrësit do të organizohet panairi ndërkombetar i librit “Durrës skript”. Organizatori Aqif Hysa, deklaroi se ky panair ka për qëllim të krijojë një ngjarje kulturore parësore për qytetin e Durrësit, për vizitorët e tij, turistët vendas dhe të huaj, duke e lidhur ngushtësisht librin me turizmin.

Ai do të zhvillohet në shëtitoren bregdetare në afërsi të monumentit të rezistencës dhe në të do të marrin pjesë rreth 60 shtëpi botuese. Krahasuar me vitet e mëparshme parashikohet që panairi të ketë disa risi mbresëlënëse.

Veprimtaria organizohet nga shoqata “Durana”, e cila ka fituar një përvojë disa vjeçare në organizmin e eventeve të tilla edhe në qytete të tjera të vendit.

Panairi i tretë i librit “Durrës skript” do të çelet më 9 gusht.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet s

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëv

   Një aktivitet i madh kulturor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në sheshin "Liria" nga ana e Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me res

Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet

Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.