Fansat e Eurovizionit mbetën të shtangur pasi këngëtari finlandez Windows95man, u shfaq i zhveshur, gjatë gjithë performancës së tij të shtunën.

Windows95man, emri i vërtetë i të cilit është Teemu Keisteri, doli në skenë për të performuar këngën e tij “No Rules!” ku shihej i veshur me mbathje të vogla.

Ylli finlandez kishte vetëm një bluzë të bardhë të prerë me një palë çorape dhe sandale. Performanca e tij shkaktoi zemërim në mesin e shikuesve në shtëpi, të cilët shkuan në X – i njohur më parë si Twitter, për të thënë se janë të shokuar që ai u lejua të performonte në atë mënyrë.

“Oh, vish disa pantallona. Kënga është më e mirë në dëgjimin e dytë, por vënia në skenë nuk është në rregull dhe nuk shton asgjë.”

“Kush e lejoi Finlandën të kishte një mashkull gjysmë të zhveshur në skenë?”

“Më falni?! A është ai i zhveshur në shfaqje?!?! Çfarë po ndodh.”

“Si e kanë lejuar Finlandën të performojë lakuriq”, ishin disa nga komentet e shikuesve.