Ditën e sotme, 2 shtator, nis zyrtarisht Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, i cili do të zgjasë deri më datë 12.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka uruar qytetarëve një ditë të mbarë duke i ftuar të bëhen pjesë e kësaj feste të artit.

“Mirëmëngjesi dhe me rikthimin e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, i cili nga sot deri më 12 shtator do të festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Gjatë ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë një larmi prodhimesh kinematografike shqiptare, duke sjellë në vëmendje historinë e pasur të filmit vendas dhe projektet e reja që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Festivali i Filmit kthehet pas 14 vitesh.