Nga Gëzim KABASHI
Filmi arbëresh “Primo sangue” ka triumfuar në edicionin e pestë të “Tri Net Film Fest”, që u zhvillua në Winterthur të Zvicrës nga 17 – 19 shtator 2026.
Edicioni i këtij viti shënoi një gjysmëjubile për festivalin e filmit, i cili synon të bashkojë filmin, kulturën dhe krijimtarinë, duke sjellë para publikut filma dhe takime mes kineastëve e artdashësve.
Një nga emrat e angazhuar në përzgjedhjen e filmave që u përfshine në edicionin e pestë është regjisori Ben Apolloni – bënë të ditur organizatorët.
“Tri net film Fest” organizohet nga Studio “Aktrimi” në Zvicër, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.
Aktorja Liri Lushi, anëtare e jurisë së Festivalit “Tri Net Film Fest”, tha se filmi më i mire u shpall “Primo sangue” me regji të Antonio La Camera.
Në të njejtin film, Roberta Mattei u vlerësua për interpretimin më të mirë në rolin e nënës. Gjithashtu, Elisa Grillo mori çmimin inkurajues të Jurisë për rolin e Terezës në filmin “Primo Sangue”.
Juria e Festivalit “Tri net film fest” në përbërje të të cilit, bashkë me Liri Lushin, që ka kontribuar gjatë si aktore në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, ishin edhe Hans Meier dhe Robert Wilton.
Në edicionin e peste të “Tri net film fest” u shpallwn kwto cmime për filmat, interpretimet dhe artistët që spikatën me krijimtarinë dhe emocionin e tyre:
Filmi më i mirë: “Primo sangue” me regji të Antonio La Camera.
Special mention – Përmendje e veçantë për filmin “Mua besoj më shpëtoi portreti” me regji nga Alban Muja
Interpretimi më i mirë Roberta Mattei, për interpretimin e rolit të nënës në filmin arbëresh “Primo Sangue”
Çmimi Inkurajues i jurise: Odis Toska për rolin e tij në filmin “Red Mud” dhe Elisa Grillo për interpretimin e rolit të Terezës në filmin “Primo Sangue”.
Çmimi i publikut: “Pesë lulet, një notë e humbur” me regji Fatlum Haziri.





