Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas aksionit të SPAK, në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t, ku drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është vendosur në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa janë kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Bardhi pretendon se kishte paralajmëruar në Kuvend, më 4 qershor, për lidhjet që ai i atribuonte drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, me Ergys Agasin, i cili sipas tij ndodhet në arrati.

Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit ishte një nga sekretet publike për të cilat kam ngritur shpesh shqetësimin gjatë këtyre tre viteve”, shprehet Bardhi, duke shtuar se shqetësimet e tij nuk kishin të bënin vetëm me individë, por me mënyrën se si, sipas tij, ishte vendosur Shërbimi Informativ i Shtetit.

Në fund të reagimit, Bardhi i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se emërimi i Vlora Hysenit mban firmën e tij.

“Ka një firmë poshtë emërimit të Vlora Hysenit. Është firma e Edi Ramës. Dhe nga ajo firmë ai e di që nuk shpëton dot”, përfundon Bardhi.