Eurodeputetët, të ndodhur në Shqipëri në kuadër të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, kanë “zbarkuar” këtë të martë në Zvërnec, ku do të ndërtohet projekti që nxiti protestat masive kundër qeverisë, të cilat nisën në fund të muajit maj.
Bëhet fjalë për 5 eurodeputetë, të cilët shoqërohen nga 14 ligjvënës shqiptarë, 7 nga maxhoranca dhe 7 nga opozita. Fredi Beleri tha për mediat se janë duke parë nga afër situatën në Zvërnec, ndërsa theksoi se nuk është kundër zhvillimit, por duhet të mbrohet mjedisi dhe biodiversiteti.
Parlamenti Europian pret që Shqipëria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura deri në fund të këtij viti në kuadër të zbatimit të rezolutës së këtij parlamenti dhe kërkesave që lidhen me negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Eurodeputetja Isabel Ëiseler-Lima shprehu dje besimin se këto amendime do të jenë në axhendën e Kuvendit së shpejti si detyrim për përmbushjen e kërkesave të shtruara në një rezolutë të PE dhe standardeve të legjislacionit europian.





