Dramaturgu dhe gazetari durrsak, Bashkim Hoxha feston 67-vjetorin e lindjes

02/02/2021 - 20:01

Dramaturgu dhe gazetari i njohur nga Durrësi, Bashkim Hoxha feston sot 67-vjetorin e lindjes.

Prej më shumë se 20 vitesh, Hoxha drejton emisionin e mëngjesit "Koha për t’u zgjuar", ku qytetarët shqiptarë shprehin problematikat e tyre ndërsa është autor i një serë veprash të mirënjohura.

Ai është "Qytetar Nderi" i Durrësit, ndërsa prej në vitin 2010, ish-Presidenti Bamir Topi i akordoi titullin "Mjeshtër i Madh".

POSTIMI I PLOTË I TEATRIT KOMBËTAR

Teatri Kombëtar uron një prej dramaturgëve më të mirë shqiptarë, z.Bashkim Hoxha, me rastin e ditëlindjes

Fat, shendet dhe skuksese ne te ardhmen

Bashkim Hoxha lindi më 2 Shkurt 1954 në qytetin e Durrësit. Ai është cilësuar si një shkrimtar që i përket rrymës së post-modernizmit. Nga dora e tij kanë dalë një seri veprash të mirënjohura si : "Vërshime pranverore", "Kronikat e mjegullës" "Gruaja e shiut", "Heronjtë e Viagrës", "Romancë në ditën e krimit", "Lakuriq", "Ground Zero" ( "Dëshmitari i shkretëtirës"), "Hotel Ballkan", "Mbreti i Vesës", "Mot i keq për dashuri", "Fjalë të ndyra dashurie", "Njeriu tjetër", "Një lolo dhe një mbret", "Unë dhe Mefistofeli" (Fituese e Çmimit "Aleksandër Moisiu",Tiranë, 1988), "Ftesë për gjyq", "Këngë dashurie dhe korba" (Fituese e Çmimit "Aleksandër Moisiu", Tiranë, 1997), "Qyteti pa dashuri", "Udhëtimi pa vizë i një alieni", "Ne të gjithë kënduam Margeritën", "Askushi" (Fituese e Çmimit "Katarina Josipi", Prishtinë, 2015), komedia "TAG". Romani "Balkan Hotel" dhe romani "Ground Zero" janë botuar edhe në anglisht nga Wheatmark, në Arizona, Sh.B.A. Ai ka qenë edhe skenarist në filmat "Në çdo stinë", "Një vonesë e vogël", "Plumba Perandorit", etj. Po ashtu, Bashkim Hoxha është i njohur për emisonin e tij të mëngjesit "Koha per t'u zgjuar", në të cilin komunikon me teleshikuesit për probleme në përgjithësi, që nga viti 1997. Z. Bashkim Hoxha është 'Qytetar Nderi' i Durrësit. Më 30 Qershor 2010, Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, i akordoi titullin "Mjeshtër i Madh".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Grupi i rrokut Maneskin janë shpallur fitues të Festivalit të 71-të të Sanremo.

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare të para viteve ’90, Rudolf Stambolla.

“Un milione di cose da dirti” është kënga me të cilën Ermal Meta u ngjit në skenën e Festivalit të Sanremo 2021, teksa është përcaktuar s

Me rastin e 8 Marsit, festës së nënës, kolegji "Turgut Ozal" në Durrës hapi një ekspozitë pikture me 160 punime, në hollin e Pallatit të

Kompozitori i njohur, Agim Krajka është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare të hënën e 1 marsit.

Filmat "Nomadland" dhe "Borat", kanë qenë fituesit më të mëdhenj të dielën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Golden Globes".

Genti Gjonaj, djali i skenaristit dhe regjisorit Kujtim Gjonaj ka publikuar një mesazh të ndjerë për babain e tij, i cili u nda sot nga j

Është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj.