Festat e nëntorit/ Piktura të para viteve '90 ekspozohen në galerinë e Durrësit (VIDEO)

25/11/2019 - 12:31

Në galerinë e arteve pamore "Nikolet Vasia" të Durrësit është çelur një ekspozitë me piktura me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit. Ekspozita përmban plot 35 punime, të cilat janë pjesë e Fondit të Galerisë, të realizuara në vaj dhe në teknikën e grafikës.

Pikturat i përkasin periudhës para viteve '90, të realizmit socialist, për nga stili dhe tematika që trajtojnë. Në përgjithësi, ato paraqesin momente historike nga shpallja e Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit.

Tashmë është kthyer në traditë, pasi vit pas viti në këtë periudhë në galerinë e qytetit të Durrësit ekspozohen piktura që sjellin për qytetarët të kaluarën e vendit.

Galeria është vizituar gjërësisht nga durrsakët, turistë të huaj e sidomos nga fëmijët, të cilët shfaqin mjaft interes për figurat kryesore të Pavarësisë e të luftës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit nëntor për të gjithë ata që kanë dëshirë për të njohur më shumë historikun e vendit tone, sjellë përmes veprave të artit.

G.D.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër piktorë profesionistë dhe amatorë, të cilët i bashkon mbiemri Faja kanë ardhur së bashku nga Shijaku për të çelur një ekspozitë në

Busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vendosur në parkun “Eunice Kennedy” në qytetin e Parmës, Itali.

Eneda Tarifa ka rrëmbyer çmimin e madh të edicionit të 21 të Këndës Magjike, me këngën “Ma zgjat dorën”.

Në këto ditë të vështira për secilin prej banorëve të Durrësit, e sidomos për fëmijët, të cilëve mungesa e shkollës nuk u jep mundësi tan

Shirli Valentina është kthyer në Durrës, në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, aty ku mori jetë dy vjet më parë.

Një takim për promovimin e tri librave të autores Gladiola Busulla Jorbus, që mblodhi njerëzit e kulturës dhe të apasionuarit e librit në

Pasi u shpall “Aktorja më e mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit "Othello", që u zhvillua në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, Olt

Biblioteka publike e Durrësit organizoi këtë të hënë ekspozitën tematike “Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri”, në kuadrin e 75-vjetorit të