Ish-diplomati Mal Berisha sjell në Durrës librin e tij biografik (FOTO+VIDEO)

Postuar: 15/04/2018 - 18:53

Nga Shefqet Kërcelli

Në klubin e arteve “Sigal” në Durrës, u zhvillua promovimi i librit më të fundit të ish-ambasadorit Mal Berisha, titulluar ‘Herman Bernstein”, Ambasadori Amerikan në Shqipeëi. Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetra qytetarë durrsakë, intelektualë, studiues, gazetarë, krijues, miq të botuesit, etj.  Fillimisht shkrimëtari i mirënjohur durrsak bëri një prezantim të shkurtër të aktivitetit studimor dhe botues të ish-diplomatit Mal Berisha gjatë këtyre viteve të fundit, ku spikasin ato rreth perceptimit të popullit shqiptar nga studjuesit anglo-saksonë.

Jeta e Mal Berisha në këto vite ka ecur në dy shina paralele, ajo e hulumutuesit aposionant dhe diplomatit. Si botues, veçojmë veprat  “Shqiptarët, lisa mbi truallin ilir’, “Shqiptarët, europianët më të lashtë dhe më të rinj”, Charles Telford Erickson, amerikani që i kushtoi jetën Shqipërisë”, “Realitete shqiptaro-britanike”, dhe së fundmi monografia e ambasadorit Herman Bernstein.

Hoxha theksoi se, krijimtaria dhe puna studimore e Berishws, ka njohur rritje, në cilësinë dhe interpretimin shkencor të ngjarjeve e fakteve historike, duke i bërë bindës librat e tij tek lexuesit. Pikërisht botimi tij i fundit “Herman Bernstein”, shpreh qartë aftësinë dhe pjekurinë e tij si studjues i plotësuar tashmë dhe i profilizuar në këtë fushë të bukur të historisë. Punë kërkimore shkencore për ta sjellë të plotë figurën e ambasadorit Bernstein dhe familjes së tij, është një tregues i formimit të gjithanshëm të Mal Berishws si studjues, diplomat, publicist dhe krijues.

Ndërsa si diplomat ai ka zhvilluar teorinë Soft Poëer, për prezantimin e vlerave më të mira të popullit shqiptar në disa universitete, forume dhe auditoriume ndërkombëtare. Berisha ka shërbyer si diplomat I vendit tonë fillimisht në Stamboll, Konsull i Përgjithshëm, dhe pastaj në Londër, si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën e Veriut dhe Irlandës. Mbas këtij prezantimi të shkurtër të karrierës diplomatike dhe studimore, Berisha shjegoi para pjesmarrësve motivin dhe qëllimin e krijimtarisë së tij, sidomos veprave për amerikanët që kanë shërbyer në shqipëri, që e dashuruan popullin tonë në limitetet e njerzores e punës së tyre diplomatike. Duke u lidhur ngushtësisht me jetën, hallet e traditën e Shqipërisë së kohës, këta diplomatë bënë të pamundurën për të mbrojtur kombin shqiptar në opinionin dhe kancelaritë ndërkombëtare, që kulmon me shpëtiin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris.

Por mos harrojmë se situatën paraprake, punën në terren dhe përgatitjen e presidentit Uilson për të mbrojtur çështjen shqiptare ja dhanë këta diplomatë amerikanë të shqiptarizuar dhe mërgata brilante shqiptare e kohës në SHBA. Pikërisht ndricimin e këtyre figurave amerikane para opinionit shqiptar në gjithë dimesionin e vet, e ka mission parësor studjuesi dhe diplomati Mal Berisha. Kërkues ndaj vetes, hulumutues I arkivave brenda dhe jashtë vendit, deri tek YIVO Institute of Jeëish Research, NYC. Lëvrues i shqipes dhe anglishtes, mëndje e hapur në cekjen dhe trajtimin e fakteve jetësore, Mali, në librin e tij prej 334 faqesh na sjell me gjithë thjeshtësinë dhe madhështinë e tij, figurën e Ambasadorit Bernstein.

Po kush është Ambasadori Bernstein, sipas zotit Berisha?

Këtë na e shpjegon faqe mbas faqe, kapitull mbas kapitulli, pjesë mbas pjesë në këtë libër që nuk të le pa e lexuar në kohën sa më të shkurtër.

Ja cfarë shkruan autori për përfaqësuesin zyrtar fuqiplotë të SHBA-ve në Mbretërinë Shqiptare të viteve 1930-1933, Herman Bernstein, mik i tre presidentëve amerikanë: Theodore Roosevelt, Uoodrou Uilson dhe Herbert Hoover.

Ardhja e një figure kaq të lartë, si Herman Berstein në postin e ambasadorit përbën një ndër nderimet më të mëdha që shteti dhe qeveria amerikane i bënë shtetit shqiptar. Po ashtu, edhe hebrenjtë e Amerikës ndjejnë se ky ishte një vlerësim për ta. Teksa krijohet kështu, një lidhje mes këtyre tre kombeve, përfaqësuar nga një figurë e tillë e lartë siç ishte Herman Berstein. Një njeri i cili kishte pasur kontakte me njerëzit më të shquar të botës, të tillë si Leon Tolstoi, Leo Trocki, August Rodi, Leon Andrejevi, George Bernard Shou, Sheik Ul Islam, Sigmund Freud, Aleksandër Moisiu dhe mbi të gjitha, ai kishte miqësi personale edhe me vetë Albert Ainshtajnin. Teksa pas ardhjes në Shqipëri shohim se si vetë Bernstein vlerëson Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai i çmoi lart traditat e mrekullueshme shqiptare, tolerancën fetare, besën shqiptare, hebrenjtë dhe trajtimin e tyre. Dhe vlerësimet e tij janë aq të larta sa sot, pavarësisht distancës kohore, ndjehemi krenarë për trashëgiminë e tij...

Si hebre, ai la një trashëgimi të jashtëzakonshme edhe rreth historisë së pranisë hebraike në Shqipëri. Gjithsesi, identiteti hebraik i Bernsteinit nuk mund të veçohet nga kontributi i tij si përfaqësues i një kombi të madh, atij amerikan. Vetëm dhjetë vite para se Bernsteini të emërohej në Shqipëri, vendin tonë e kishte mbrojtur Presidenti Uilson, ndërsa Bernsteini kishte njohje personale me të, qëkur ai ishte guvernator i Nju Xhersit. Madje, ai kishte organizuar edhe takime të tij me gazetarët më të famshëm të Amerikës në fushatën elektorale të vitit 1912. Një ndër veçoritë që duhen vënë në pah më shumë është se ai ishte një mik i ngushtë edhe i Presidentit Hoover. Siç do të shohim, ai kishte kontribuar shumë në zgjedhjen e këtij Presidenti duke mbuluar si gazetar për shtypin amerikan ngjarje të cilat kanë tronditur njerëzimin, siç është revolucioni i sovjetëve. Fjala e tij pati peshë të madhe në zgjedhjen e këtij burri të madh në krye të Shtëpisë së Bardhë, sidomos me botimin e librit “Njeriu që e solli Amerikën në Botë”. Së dyti, nga urimet që Bernstein mori me rastin e emërimit në Shqipëri, do të shohim qartë se ai kishte një ndikim të jashtëzakonshëm te lobi hebraik në SHBA, i cili ka luajtur përherë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjen e presidentëve amerikanë, të paktën prej asaj periudhe. Duhet thënë se Amerika e atëhershme nuk ishte ajo e sotmja, ku respektohen të drejtat e bashkësive të ndryshme. Gjurmët e antisemitizmit në Europë kishin filluar të shfaqeshin dukshëm. Edhe Amerika vetë, edhe pse vend i formuar nga emigrantët, ka dhënë shembuj që nuk e bëjnë të ndihet mirë në raport me hebrenjtë e asaj kohe. Një ndër rastet fatkeqe që e ilustron këtë më mirë është ai i anijes St. Louis. Dhe nëse nuk dihet fati i çdo individi të asaj anijeje, fati i hebrenjve në vendet europiane deri në fund të luftës së Dytë Botërore tashmë dihet. Edhe vende të tjera me prirje më të pakta antisemitiste nuk kanë qenë gjithsesi kaq dashamirëse ndaj hebrenjve, siç ka ndodhur me Shqipërinë…

Studimi i jetës së Herman Bernsteinit

Studimi i jetës së Herman Bernsteinit përbën në vetvete një sipërmarrje shumëplanëshe. Është i rrallë dhe i admirueshëm fakti sesa shumë mund të bëjë njeriu gjatë një jete jo aq të gjatë, sa ajo e tij. Sa udhëtime të gjata ndërkontinentale, në kushtet e lëvizjes së ngadalshme të kohës, sa artikuj gazetash, sa ngjarje të përshkruara drejtpërdrejt nga terreni ku ndodhnin, sa vepra letrare të shkruara, sa polemika të publikuara, sa përkthime veprash në disa gjuhë, rusisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, hebraisht, polonisht, madje edhe esperanto janë dashur.

Ai ka botuar 14 vepra dhe fatmirësisht të gjitha mund të gjenden lehtësisht të ribotuara sot. Veprat e përkthyera nga Bernstein-i janë 17, që të gjitha kryevepra të autorëve të mëdhenj. Megjithëse, zanafilla e këtij studimi ishte periudha e jetës së Herman Bernstein-it në Shqipëri (1930-1933), densiteti i jetës së tij paraprirëse intelektuale përfshiu me interes një pjesë të madhe të punës sime.

Prandaj, ashtu si në rastin e studimit të jetës së amerikanit Charles Telford Erickson, që i kushtoi jetën Shqipërisë, apo në ato të udhëtarëve të “The National Geographic Magazine”, që e paraqitën Shqipërinë me tërë bukuritë e saj dhe gjithashtu, si në rastin e studimit të “Racave dhe Feve në Europë” si raca më e vjetër dhe më e bukur në kontinent, po kështu, shkrimet e udhëtarëve britanikë në trojet shqiptare, që e përshkruajnë Shqipërinë dhe shqiptarët me nota ekzotike, edhe në jetën e Herman Bernsteinit, në përmbledhjen e parë dhe në këtë të tashmen, ndjej se ndikimi i gjithë atyre aspekteve, që plotësojnë njohjen e figurave të mëdha, apo një periudhe historike, ka qenë shumë i madh.

Në një kapitull të veçantë autori shpjegon dhe kontaktet e para shqiptaro - amerikane

Historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane  fillon përpara krijimit të vetë shtetit shqiptar. Gjurmët e para të vëmendjes amerikane ndaj historisë së kombit shqiptar i gjejmë te poema e Longfellout “Përrallat e Bujtinës ndanë Udhës”, në të cilën i këndohet heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Përkthimi i kësaj vepre është bërë nga Fan Noli (1916):

Banorët e parë amerikanë në Shqipëri

Ndërkohë që emigrantët shqiptarë shkonin e vinin përtej oqeanit, në Shqipëri u shfaqën banorët e parë amerikanë. Ungjillorët. Ata arritën në Korçë në fillim të viteve 1900 dhe bashkëpunuan me motrat Qiriazi dhe familjen Cilka. Ishin kenedët që u bënë shumë të njohur në atë qytet. Në Korçë, Shoqëria Biblike kishte kohë që e kishte filluar veprimtarinë e saj. Aty përdorej Bibla e përkthyer në gjuhën shqipe me iniciativën e Robert Pinkertonit nga Shoqëria Britanike Biblike shkruar më 28 gusht 1816.

Në vitin 1855, Konstandin Kristoforidhi, Aleksandër Thomson dhe Shoqëria Biblike publikuan Biblën e plotë në shqip, në dialektin geg. Kjo ndodhi për herë të parë në historinë tonë, çka e bëri librin e shenjtë të përdorej nga shqiptarët dhe ndihmoi në identi-fikimin e tyre bazuar në një gjuhë të përbashkët. Më 23 tetor 1891, Gjerasim dhe Sevasti Qiriazi themeluan të parën shkollë për vajza në Shqipëri, e cila kishte modelin e shkollave të tilla protestante të hapura nën Perandorinë Osmane që nga viti 1800.

Më 14 nëntor 1892, Gjerasim Qiriazi me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij themeluan Vllazërinë Evangjelike me qëllimin e vetëm, që të zhvillonin dhe përhapnin gjuhën shqipe dhe njohuritë rreth Biblës. E tillë ishte gjendja në Korçën e asaj kohe, kur në vitin 1908 arriti edhe familja prej pesë anëtarësh e Charles Telford Ericksonit. Ata nuk qëndruan aty, për shkak se gjetën një Korçë shumë më të zhvilluar nga ajo që përfytyronin. Ata ishin në kërkim të një vendi më të pazhvilluar, i cili, siç thotë Ericksoni, të plotësonte një standard tjetër, atë që ai më vonë e përshkruan kështu:

“Nëse do të kërkoja një vend, ku të mos kishte asnjë prej elementeve të jetës së rehatshme, kurrë nuk do të kisha gjetur një vend më të mirë se Shqipëria”. Ndikimi i këtij amerikani në historinë e Shqipërisë tashmë është bërë i njohur dhe nuk do të ndalemi aty, por ngjizja, vendosja e themeleve, hapja e udhës së një marrëdhënieje të kombit më të varfër e më të vuajtur të Europës me kombin më të madh dhe më të fuqishëm të globit, që po formësohej, është një rast unik që vlen për t’u studiuar me shumë vëmendje dhe respekt. Ashtu si kish bërë Longfellou me poemën “Skënderbeg” disa dhjetëvjeçarë më parë dhe siç do të bënte Bernsteini më pas edhe Ericksoni i kushtoi heroit tonë poemën e mëposhtme:

“Skënderbeg,

Ti dorën nuk e zgjate drejt skeptrit njollagjak,

As i trishtë nuk kërkove të shprishurën kurorë,

Përballë i dole që vetë të merrje hak,

Ndaj atij tirani djemrrëmbyes e idhnak,

Që dheun tënd kishte shtënë në dorë.

I flake tej nderet e pafundme imperiale,

Dhe lavdinë ndër vite të fituar,

Të mbroje folenë e vendit tënd, trazuar,

Si shqipe-shqiptare gjokszbuluar,

Prej morisë së pafund të shigjetave, i sulmuar.

U zhveshe nga një fe që të kishte ndarë,

Nga shtëpia, babai, nëna dhe altari,

Dhe varrose një dashuri,

Tinëzare, por të bukur, tretur, ëmbëlsi,

Për at’ dhe, fe e truall që t’ la i pari.

Si dikur Zoti yt, drejt vdekjes t’i shkove,

Ndërsa bota krejt e qetë të kundronte,

Pa luajtur qoftë dhe gishtin për shpëtim,

Pa rrahur një herë duart për tëndin guxim,

Kur kombit tënd si shi gjaku i kullonte.

Shpirt martir, eja prapë dhe hakmerru!

Nga pluhuri ngrije atë flamur, në lartësi!

Bëhu edhe një herë për ne, frymëzim,

Për Kryqin e Ndritur deri në amshim,

Dhe pamjes së largët të Lirisë, silli përjetësi!”.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Për t’u theksuar është edhe fakti se Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, e inauguruar më datën 27 nëntor 1930, është e para ndërtesë në historinë e Amerikës, e ndërtuar enkas për ambasadë. Ajo përfshihet në historinë e selive diplomatike të ndërtuara më vonë në shumë vende tjera të botës dhe shquhet si pioniere e këtyre ambasadave për arkitekturën dhe funksionalitetin e saj. Inaugurimi i saj bëhet pikërisht nga ambasadori Herman Bernstein.

Rëndësia e emërimit të Herman Bernsteinit

Emërimi i Herman Bernsteinit si Ministër Fuqiplotë në Mbretërinë Shqiptare, kishte rëndësi për Shqipërinë, për Vatrën në Boston dhe për vetë lobin hebraik në SHBA-të e asaj kohe. Vetë “Vatra”, e cila kishte vepruar si “qeveri shqiptare në mërgim”, e priti emërimin e tij me gëzim të veçantë, siç vihet re nga njoftimi i botuar për në gazetën “Dielli”: “Ministri i ri i Amerikës Herman Bernstein lindi më 21 shtator 1876 në Vladislavov sipas rusishtes, Neustadt – Schirmuindt, në gjermanisht, ose Naishtot në hebraisht, në atë kohë një vend në kufirin midis Gjermanisë dhe Rusisë, sot territor lituanez”, citon ai. Duke shtuar më tej detaje se ai ka  shkruar për “Neu York Evening Post”, “The Nation”, “The Independent”, teksa ka themeluar gazetën “The Neu London Day”, ka qenë edhe botues i “The Jeuish Tribune”, apo i  “Jeuish Daily Bulletin”. Ndërsa si korrespondent i “Neu York Times”, Bernsteini udhëtoi rregullisht në Europë, kur në vitin 1915 shkoi atje për të parë në terren situatën e hebrenjve në zonat e luftës. Më pas ai mbuloi si gazetar Revolucionin Socialist të Tetorit të vitit 1917 për gazetën amerikane “Neu York Herald”, çka e çoi atë drejt Siberisë dhe Japonisë me forcat amerikane të ekspeditave. Ai hartoi artikuj mbi Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, po për të njëjtën gazetë. Gjatë udhëtimeve Bernsteini mori intervista nga disa prej njerëzve më të shquar të Europës, përfshirë Kontin Uitt, Metchenikoff, Bergson, August Rodin, G.B Shau, Tolstoin dhe mblodhi materialin e librit “Me mendjendriturit” botuar në vitin 1912. Teksa vepra e Herman Bernsteinit gjendet në arkivën e Institutit të Hulumtimeve Hebraike “YIVO”, në Nju Jork. Ku hapjen e këtij instituti e mbështetën intelektualët më të shquar, përfshirë Ajnshtainin dhe Sigmund Freud-in. Ndërkaq, në një shkrim me titull “Koleksioni i Herman Bernsteinit për Shqipërinë”, dr. Elez Biberaj shkruan: “Ky koleksion përfaqëson një burim të vlefshëm për studiuesit e interesuar për zhvillimet e Shqipërisë në fillimin e viteve 1930. Ai është relativisht i pasur dhe përbëhet nga tetëmbëdhjetë dosje të vendosura në katalogë, sipas subjekteve që përmbajnë. Ai përmban informacion interesant mbi aktivitetin e Bernsteinit në Shqipëri, marrëdhëniet e tij me shumë shqiptarë, intervista me burrështetas dhe një dorëshkrim bibliografik për Mbretin Zog si dhe informacion tjetër përkatës. Ambasadori Bernstein duket se ka qenë shumë i interesuar rreth Shqipërisë dhe historisë së saj. Ai shkroi disa artikuj për luftën e shqiptarëve për mbijetesë në një vend sovran. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ai u bë një figurë shumë e njohur dhe mik i ngushtë i shumë shqiptarëve përfshirë Mbretin Zog, Faik dhe Mehmet Konicën”.

Mbrojtja e hebrenjve në Shqipëri

Me përkeqësimin e pozicionit të hebrenjve dhe ardhjen në fuqi të Hitlerit, Bernstein-i mori përsipër të bisedonte me Mbretin Zog çështjen e vendosjes së një numri të madh hebrenjsh si emigrantë në Shqipëri. Si rezultat i këtyre diskutimeve, në qershor të vitit 1933 ai u dërgoi një ftesë zyrtare biznesmenëve hebrenj të vendoseshin në Shqipëri dhe u premtoi “të ndihmonte me çdo mjet sipërmarrjet tregtare të ndërmarra nga të ardhurit e rinj, të tillë”. Më datën 29 gusht 1934, një zyrtar shqiptar në një dokument të nënshkruar e informon Bernstein-in rreth mundësisë së vendosjes së hebrenjve në Shqipëri. Kjo cështje u konkretizua dhe me kontributin e qytetarëve durrsakë në mbrojtjen e hebrenjve.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë

Gjithashtu, koleksioni i Bernsteinit përmban informacion të rëndësishëm edhe mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë dhe varësinë e saj kronike nga ndihmat e huaja. Në një letër të datës 28 maj 1930, H.T. Fultz, i cili drejtonte Shkollën Teknike, i raporton ambasadorit të sapoemëruar në Shqipëri, një memorandum marrëveshjeje për ndihmat që i ofronte Italia Shqipërisë dhe një bisedë që kishte bërë me një ministër shqiptar të paidentifikuar. Ai përmend bisedën shumë miqësore që ministri kishte pasur me të dhe që i kishte thënë se Shqipëria i kishte jetike ndihmat e huaja dhe se, tani për tani, e vetmja ndihmë që merrte Shqipëria, vinte nga Italia. Aty gjendet edhe një raport konfidencial i datës 3 shtator 1930, i ambasadorit Bernstein pas një vizite në shtëpinë e dr. Terenc Toçit, i cili hedh edhe më shumë dritë mbi varësinë e Shqipërisë nga Italia. Ai thotë se Shqipëria është në prag të shkatërrimit dhe se është shumë kritik ndaj Zogut, i cili i ka orientuar marrëdhëniet vetëm drejt Italisë, duke injoruar Greqinë dhe Jugosllavinë dhe se “Mbreti është i rrethuar nga dhjetë ose dymbëdhjetë vetë që e keqorientojnë atë”. Teksa një prej dokumenteve më të rëndësishme të koleksionit është edhe një material në shtatë faqe, i cili përmban intervistën që Mbreti Zog i ka dhënë gazetarit amerikan Pouell. Intervista duhet të jetë dhënë në fillimin e vitit 1931. Në këtë intervistë Mbreti Zog shpreh pikëpamjet e tij për ekonominë shqiptare, bujqësinë, si dhe marrëdhëniet e vështira të Tiranës me Beogradin dhe Athinën.

Bernstein, personalitet që promovoi shqiptarët

Ai ishte mik i tre presidentëve amerikanë: Theodore Roosevelt, UoodroU Uilson dhe Herbert Hoover. Ai kishte pasur kontakte me njerëzit më të shquar të botës si me Leon Tolstoi, Leo Trocki, August Rodi, Leon Andrejev, George Bernard Shou, Sheik Ul Islam, Sigmund Freud, Aleksandër Moisiu dhe mbi të gjithë, ai kishte miqësi personale me Albert Ainshtajnin. Një personalitet i tillë, për mua, në kontekstin shqiptar, është promovim i Shqipërisë, pasi përfaqëson dikë që ka përmasa universale. Ky është edhe qëllimi, misioni i veprës sime: Të zbulohet Shqipëria dhe shqiptarët, siç e kanë parë njerëz të tillë të mëdhenj. Kjo është pjesë e asaj që bota sot e quan “Pushteti i butë” i kombeve të vegjël, në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një njeri që i “këndoi” Shqipërisë, lavdisë së saj antike, Skënderbeut, konsolidimit të shtetit të pavarur shqiptar, tolerancës fetare, virtyteve tona, besës dhe mikpritjes shqiptare.

Në gjithë këtë rrugë të gjatë studimore dhe shkencore, që i ka marrë disa vite kohë, zoti Berisha nuk la pa vlerësuar ndihmën dhe inkurajimin që i ka dhënë familja e tij, vecanërisht gruaja Donika, që meriton një falenderim të vecantë.

Gjithashtu gjatë shpjegimit të përmbajtes së librit të tij, autori Berisha solli në vemendjen e pjesmarrësve kontributin e qytetarëve durrsakë në strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve gjatë luftës së IIB, konkretisht familjes së vjetër durrsake, Stratti. Në vijim shkrimëtarë dhe krijues të qytetit në diskutimet e tyre sollën vlerat e këtij libri, si një kontribut i vecantë në historinë e popullit shqiptar, që duhet të zerë vendin e duhur dhe në programet mësimore te shkollave tona. Zoërinjtë Hysen Haxhia, Nikollaq Spathari, Eqrem Shehu, zonja Adelina Hoxha dhe studjuesi nga Kosova, Isak Guda evidentuan ceshtjet kryesore të librit, që nëpërmjet një personazhi si Herman Bernstein, evokon e lartëson miqësinë tradicionale midis dy popujve tanë, atij amerikan e shqiptar, ku diplomatët e dy vendeve kanë rol e mision  të rëndësishëm. Ndërkohë u evidentua dhe puna e zotit Mal Berisha, si diplomat dhe historian. Gjithashtu diskutantët i uruan autorit vazhdimësi në krijimtarinë e tij në këtë gjini të historisë, pra, librit biografik e monografi. Aktivitetit nuk i munguan ngjyrat artistike dhe emocionet qe të jep recitimi i poezisë nga aktori i madh Mirush Kabashi. Kështu mjeshtri Kabashi recitoi disa poezi të krijuara nga H.Bernstein dhe përkthyer me mjeshtëri nga zoti Mal Berisha, të cilat merituan duartrokitjet e auditorit. Në fund të promocionit Zoti Mal Berisha falenderoi pjesmarrësit dhe qytetarët durrsakë për pritjen dhe vlerësimin që i bënë në këtë mbrëmje të vecantë. Aktiviteti u monitorua nga Klub ART “Sigal” Durrës.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet s

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëv

   Një aktivitet i madh kulturor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në sheshin "Liria" nga ana e Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me res

Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet

Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.